Mëllenjat ranë nga qielli në Boston
Zyrtarët shëndetësorë të Bostonit (SHBA) janë të shqetësuar, sepse për shkaqe ende të panjohura dhjetëra mëllenja kanë rënë papritmas nga qielli në një kuart të qytetit.
Autoritetet e qytetit të Bostonit kanë njoftuar se në kuartin Dorchester të qytetit kanë rënë 47 mëllenja, prej të cilave 35 kanë ngordhur, transmeton njoftimet Koha.net.
Grupi për Mbrojtjen e Kafshëve ka njoftuar se në atë lokalitet ka dërguar ekspertët dhe ka këshilluar qytetarët që të mos lejojnë kafshët e tyre shtëpiake t’iu afrohen, pas një mace ka ngordhur në atë vend.
Mëllenjat e ngordhura janë dërguar në Universitetin Tufts për analiza, ndërsa rezultati pritet javën e ardhshme.