Mema: I kërkoj ndjesë Ze Marias, Ngoo? Nuk jam këtu për të dënuar njeri, por…

300
fresco

Ardian Mema i ka vendosur një gur përsipër debatit mes Ze Marian. Ish tekniku i Tiranës i cilësoi të palogjikshme fjalët  trajnerit aktual mbi problemet fizike të skuadrës. Pavarësisht keqardhja e Memës për deklartat e brazilianit ishte evidente dhe numri 1 i stolit bardheblu i cili nuk ishte i bindur nëse vërtetë e ka kritikuar gjëndjen fizike të ekipit, nuk ngruoi ti kërkonte ndjesë paraardhësit të tij.

“E para, ku e kam thënë? (Gazetari: E keni thënë konferencën e kaluar.) Atëherë nëse e kam thënë diçka të tillë, që nuk besoj ta kem thënë, sepse i mbaj mend shumë mirë gjërat që them, do t’i kërkoj ndjesë publike Ze Marias. Nëse, gjithmonë. Unë e para nuk kam sfidë me atë, apo me dikë tjetër. Ze Marian dhe gjithë ish-trajnerët e Tiranës i respektoj sepse kanë punuar për këtë klub. Jam pjesë e Tiranës që fëmijë dhe parimi im është që të respektoj gjithë trajnerët që kanë punuar. Pjesa tjetër më duket e tepërt të flas. M’u duk një lajm artificial. Çdo njeri do të bëjë punën sa më mirë, si Ze Maria, si Ard Mema, si dikush tjetër që ka qenë më parë këtu. Kjo është çështje e mbyllur, nuk më intereson kjo pjesë. Nëse merrem është gabim i imi dhe nuk do e bëj kurrë”.

Një tjetër çështje që ka përfshirë ambientin e 24 herë kampionëve është ajo e Michael Ngoo’s. Mema sqaroi se nuk ka qënë dëshira e tij për ta pezulluar, por veprimi i kryer nga anglezi nuk mund të tolerohej .

“Nuk jam për të dënuar njerëz, por për të menaxhuar grupin. Për këtë duhet kujdes. Ka qenë një moment që e kam pezulluar. I thashë dil jashtë pasi goditi një me bërryl dhe me shkelm. Nuk e përzura nga ekipi, thjesht i thashë dil jashtë për veprimin që bëri. Këto janë normale në futboll. Nuk isha për ta dënuar. Por në momentin që më erdhi afër dhe më tha diçka në anglisht, që nuk ma zë goja ta them, u vu në diskutim personaliteti im para grupit. Nuk dua të them që jam unë i pari, jemi të gjithë bashkë. Do të bëjë të njëjtin veprim nëse do të fyente dikë tjetër, apo dikush tjetër dikë tjetër. Duhet disiplinë, të duam njëri-tjetrin, pasi jemi si familje. Duhet krijuar një fizionomi si klub. nëse nuk ka grup, ka probleme”.

Sfida me Teutën është mjaft e rëndësishme për të ardhmen e Tiranës, sidomos në aspektin moral. Tekniku 48-vjeçar i bardhebluve e ka mësuar që në fëmijëri se tek ky klub nuk ekziston objektiv tjetër përveç fitores.

“Tirana nuk ka kohë për të humbur. Do marrë në konsideratë çdo ndeshje për ta fituar. Sa të zotë do jemi, do e tregojë fusha. Gjithsesi në ekip duhet futur mentaliteti fitues dhe kam punuar për këtë që ditën e parë.. Kemi bërë ndryshime gjatë gjithë kohës dhe deri më tani ka rezultuar pozitive. Ekipi ka pasur mundësi shënimi, por fati nganjëherë është shumë i rëndësishëm në futboll. Kishim në 3-4 raste mundësinë për të dyfishuar rezultatin me Kamzën, patëm edhe problemin me golin që pësuam. Megjithatë janë normale në futboll, secili bën gabime dhe ekipi ndëshkohet. Ndoshta mund të kishim edhe ne fat që të mos pësonim”.

Sterlitetit përpara portës ka qënë një nga problemet kryesore, gjithsesi Mema është i kënaqur që skuadra arrin të krijoi mundësi shënimi, teksa do të punohet edhe më shumë që ekipi të arrij ta dërgojë topin në rrjetë.

“Goli është instinkt natyral. E rëndësishme për mua është që ekipi është shprehur dhe ka shkuar në sulm me pesë vetë. Kjo më gëzon. Kemi pasur mundësi nga më të ndryshme, manovrat na kanë dalë efikase. Kemi humbur 7 raste në këto ndeshje. Po të kesh 3-4 raste ke mundësi të fitosh. Kaq janë rastet dhe duhet ta fitojë ndeshje. Pastaj është çështje se duhet punuar vazhdimisht me sulmuesit, me ata që vijnë nga linja e dytë dhe nga krahët. Gjëja e parë që shihet a shkon te porta kundërshtare. Hapi i dytë është kjo që ju më pyesni”.

Comments