Memet Neziri zgjidhet kryetar i nëndegës së BDI në Zhelinë

64

Zhelinë, 11 prill Zhurnal.mk – Kryetari i Degës së BDI-së në Komunën e Zhelinës, Emir Sulejmani, ka bërë të ditur se në këtë komunë ka nisur një fazë e re e konsolidimit dhe fuqizimit të degës, me synim organizim më të strukturuar dhe rritje të përgjegjësisë ndaj qytetarëve.

Sipas tij, në krye të nëndegës është zgjedhur këshilltari komunal dhe aktivisti i BDI-së, Memet Neziri, një figurë e dëshmuar e terrenit me përkushtim të vazhdueshëm dhe besim të gjerë qytetar.

Ky proces është zhvilluar në praninë e Sekretarit Organizativ, Nebi Rexhepi, si dhe anëtarit të Kryesisë Qendrore, Faton Aliti, të cilët theksuan rëndësinë e konsolidimit të strukturave dhe forcimit të organizimit në terren.

Comments