Mendi Qyra kërkon garanci nga Mickoski për realizimin e Programit “133” në Strugë

135

Kandidati i pavarur për kryetar të Strugës, i mbështetur nga koalicioni VLEN, Mendi Qyra, ka kërkuar garanci edhe nga kryeministri Hristijan Mickoski për zbatimin e projekteve të tij zhvillimore në kuadër të Programit “133”.

Qyra tha se për realizimin e këtij programi, i cili përfshin zgjidhje konkrete për problemet e ujësjellësit, infrastrukturës, qarkullimit urban, sigurisë dhe zhvillimit ekonomik, kërkohet bashkëpunim i sinqertë dhe mbështetje e plotë nga Qeveria.

“Jam mirënjohës për garancinë dhe përkushtimin që kanë dhënë liderët e koalicionit VLEN, të cilët që nga fillimi kanë besuar në vizionin tonë për një Strugë funksionale, të zhvilluar dhe me dinjitet. Në ditët në vijim, ftoj zyrtarisht kryeministrin Mickoski të vizitojë Strugën dhe të japë garancinë e Qeverisë për realizimin e Programit 133”, theksoi Qyra.

Comments