Mendi Qyra nis fushatën për Strugën nga Llabunishti

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Strugës, Mendi Qyra fushatën zgjedhore mbrëmë e filloi në Llabunisht.
Ndërtim të kopshtit me kapacitet për akomodim të 300 fëmijëve, ujësjellës dhe kanalizim, urbanizim të fshatit, ndërtim të terreneve sportive, më shumë vende parkingu… janë një pjesë e projekteve të cilat ua premtoi banorëve të Llabunishtit.
“Llabunishti është vend ku sakrifica dhe e mërgimtarëve shkruan historinë. Por, ai është edhe vend i premtimeve të papërmbushura. 20 vjet sunduan të njëjtit njerëz me fjalë boshe. Kjo duhet të përfundojë”, tha Qyra.
Duke e kërkuar mbështetjen e banorëve të Llabunishtit, ai ju bëri thirrje të votojnë për të, të rrethojnë numrin 133 për kryetar komune dhe numrin 7 për listën e këshilltarëve të VLEN-it.
Bartësi i listës së këshilltarëve të VLEN-it për Strugën, Amir Qazimi të pranishmëve ju bëri thirrje të japin mbështetje për kandidatin e pavarur Qyra dhe për listën e këshilltarëve të VLEN-it dhe të sjellin ndryshim në Strugë.
“Mendi Qyra është njeri me vizion, vullnet të sinqertë dhe energji të punojë për të gjithë ne. Ai di të dëgjojë, të kuptojë dhe më e rëndësishmja di të punojë”, tha Qazimi.
Qyra dhe Qazimi premtuan komunë të Strugës transparente, përgjegjëse dhe të zhvilluar.