Mendi Qyra voton në Bixhovë: “Ditë historike për Strugën”

50
fresco

Sot, kandidati i pavarur për komunën e Strugës, Mendi Qyra, ka ushtruar të drejtën e tij për votë në fshatin e tij të lindjes, Bixhovë.

Para mediave, Qyra e quajti këtë ditë si një moment historik dhe shumë të rëndësishëm për qytetarët e Strugës. Ai u shpreh se shpreson që qytetarët të ndjekin procesin zgjedhor në forma demokratike dhe të qeta, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive.

Kjo është një e drejtë shumë e rëndësishme për qytetarët e Strugës. Besoj se rrjedha e procesit zgjedhor do të shkojë sa më mirë të jetë e mundur. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë me qetësi dhe të japin mendimin e tyre për të ardhmen e tyre. Sot qytetarët do të bëjnë atë që janë bindur prej kohësh për ndryshimin,” deklaroi Qyra./ora24.tv.

Comments