
Në këto moment në Qendrën për Kulturë në Tetove është duke u mbajtur Kongresi I Lëvizjes Besa frakcioni I Nexhbedin Kahrimanit.
Në mesin e mysafirëve të Kongresit është edhe Kryetari I Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaci, që lent ë kuptojë se ai përkrah frakcionin e Nexhbedin Kahrimanit apo të quajtur ndryshe frakcionin e Shkupit të Lëvizjes Besa.
Kongresi sapo ka filluar punen e saj dhe sot gjate ditës pritet të zgjidhet edhe kryetar I ri I kësaj partie.
Përndryshe, Levizja Besa me Kryetar Bilall Kasamin, Kongresin do ta mbajë me datë 24 Shkurt, të shtunën e ardshme ne Hotelin Holiday Inn në Shkup.Transmeton Koha

