Urim SALIHU, Faktiditor.ch
Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi tha se është kaluar një fazë shumë e rëndë ,një fazë e politikës shqiptare e montuar përsëri nga ana e maqedonasve.Këto deklarata lideri i PDSH-së i bëri të premten gjatë një takimi me strukturat partiake të Komunës së Tearcës në të cilin në një mënyrë ndryshe komunikimi më t’a ai trajtoi shumë probleme që e përbëjnë skenën politike në Maqedoni pas zgjedhjeve Parlamentare si dhe për pëgatitjen e zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen së shpejti.
Shkapërderdhja e votës shqiptare sipas z. Thaci dha efekte shumë të këqija dhe se zhgënjimi do të jetë shumë i madh së shpejti sepse nuk do të bëhet asgjë.
Kjo përfundoi shumë keq , me përcarje dhe shkapërderdhje të faktorit politik shqiptarë dhe e dyta fatkeqësisht me një numër të votave shqiptare që shkuan për parti maqedone .
“Realisht jam shumë i shqetësuar për këtë fenomen sepse ka rrezikshmëri që kombin shqiptarë në Maqedoni prej një komb që kërkon të drejta kolektive t’a bart në pakicë në interesa individuale” u shpreh kreu i PDSH-se.
Thaçi tha se përpara nesh sërish kemi një fazë të vështirë sepse janë zgjedhjet lokale .
“Ne duhet t’a rikthejmë skenën politike të shqiptarëve të Maqedonisë ” deklaroi kreu i PDSH-së .
Lideri i partisë shqiptare të opozitës tha se përsëri PDSH-së i takon bara historike jo për t’a rilindur por këtë herë për t’a ringjallur organizimin politik të shqiptarëve sepse ai është bërë tashmë pluhur ” .
Maqedonasit sipas tij gjithonë kanë dashur t’a eliminojnë PDSH si faktorë të organizimit politik të shqiptarëve sepse themelet e politikës shqiptare në Maqedoni janë vënduar pikërisht nga ana e PDSH-së
Thaçi tha se PDSH-ja ka qenë gjithmonë në Degën e Tearcës e fuqishme dhe do vazhdojë të jetë edhe në të ardhmen.