
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi sot në selinë e partisë priti në takim delegacionin francez i përbërë nga z.Alen Le Roa, ambasador francez dhe ish i dërguar special i BE-së, ambasadori francez në vend, Kristian Timonie, si dhe nga këshilltari i ambasadës franceze, Stanislas Mrozek.
Në takim u bisedua për proceset e integrimeve euroatlantike, si dhe për referendumin e 30 Shtatorit.
Ambasadori Le Roa dha mbështetje të plotë për referendumin e 30 Shtatorit, duke theksuar se Parisi zyrtar qëndron fuqishëm pas aspiratave euroatlantike të Maqedonisë.
Kryetari Thaçi theksoi se Maqedonia ndodhet para vendimeve shumë të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve të saj, duke potencuar se procesi Euro-Atlantik është prioritet absolut për Partinë Demokratike Shqiptare dhe shqiptarët e Maqedonisë, andaj në këtë drejtim PDSH do ta jep kontributin e saj maksimal.

Pas takimit Ambasadori Le Roa dhe Kryetari Thaçi dhanë deklaratë për media: