Menduh Thaçi takoi ekipin fitues të Donald Trump në Tiranë

125
fresco

 

midle

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, sot në Tiranë u takua me ekipin fitues të presidentit të sapo-zgjedhur Amerikan, Donald Tramp. Delegacioni Amerikan kryesohej nga Michael Biundo i cili ka shërbyer si krye Konsulent Kombëtar për Donald Trump, Andrew Boucher, ish-drejtor ekzekutiv i Partisë Republikane, Shannon Burns, themelues dhe drejtues i kompanisë Victory Solutions, Kory Wood, i cili ka projektuar dhe drejtuar programin telefonik të fushatës për Donald Trump dhe Derek Dufresne i cili ka shërbyer në Kongres për disa kongresmenë dhe është konsulent për çështjet e sigurisë, emigracionit të paligjshëm dhe politikën e jashtme.

Sipas njoftimit të PDSH-së, në këtë takim u bisedua për aspektet politike, ekonomike dhe të sigurisë të vendit dhe rajonit, për mundësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe për aspekte të interesit të përbashkët. Palët u dakorduan që ky bashkëpunim të vazhdoje edhe ne te ardhmen. Kreu i PDSH-së uroi ekipin e presidentit të ri të SHBA-ve për fitoren në zgjedhjet presidenciale si dhe shprehu faleminderimin për përkrahjen e vazhdueshme që e kanë shqiptarët nga populli Amerikan.

Comments