Menduh Thaçi takoi Kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi

219

Kryetarja e LSI-së znj. Monika Kryemadhi priti në një takim në selinë e LSI-së, Kryetarin e PDSH-së z. Menduh Thaçi, me të cilin bisedoi rreth zhvillimeve politike ne të dy vendet tona dhe për forcimin e bashkëpunimit midis dy partive në veçanti dhe faktorit shqiptar në tërësi.

Z.Thaçi informoi Kryetaren e LSI-së për zhvillimet politike në Maqedoni , në mënyrë të veçantë për përgatitjet për Referendumin, duke evidentuar kompaktësinë e faktorit politik shqiptar në Maqedoni, si një faktor i rëndësishëm jo vetëm për stabilitetin, por edhe për integrimin euroatlantik të saj.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi pasi e falënderoi z.Thaçi për ekspozenë që ai bëri, theksoi se edhe për LSI-në stabiliteti i Maqedonisë është i rëndësishëm, ashtu siç është i rëndësishëm për rajonin tonë anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe në këtë kontekst ajo përshëndeti dhe vlerësoi rolin e faktorit politik shqiptar në Maqedoni si shumë të rëndësishëm.

Në vijim të dy kryetarët folën për bashkëpunimin e mirë që ekziston midis dy partive dhe domosdoshmërinë e forcimit të
bashkëpunimit në të ardhmen.

Comments