MEPSO: Kompanitë kanë borxh prej 57 mln denarësh

285

57 milionë denarë është borxhi i përgjithshëm ndaj MEPSO-s i kompanive të cilat marrin pjesë në tregun e energjisë elektrike, borxh ky të cilin e trashëgoi udhëheqësia e re.

Ky borxh është bërë nga fillimi i vitit, ndërsa 70 për qind i përket kompanisë ENG Service Trade.

Nga MEPSO paralajmërojnë se do ta suspendojnë kompaninë nëse nuk e kthen borxhin prej 40 milionë denarëve për energjinë elektrike të shfrytëzuar dhe të papaguar elektrike.

“Më shumë se 70% e borxhit vjen nga kompania ENG Service Trade. Menaxhmenti i kaluar, për arsye deri tani të panjohura, nuk ka marrë masa për të aktivizuar instrumentet që ka në dispozicion në rast mospagese. Organet kompetente shpresojmë të tregojnë interes për këtë rast pas njoftimit zyrtar që do t’u dërgojmë”,- deklaroi Simon Shutinoski nga MEPSO.

Ai informoi se pas publikimit të paralajmërimit publik para suspendimit për këtë furnizues, dje është dhënë urdhër për aktivizimin e garancitë bankar të deponuar nga kjo kompani, me çka do të mbulohet një pjesë e borxhit të ENG Service Trade ndaj MEPSO-s.

Comments