Mërgim Mavraj, kapiteni i Hamburg?

271
fresco

Ndoshta mund ta ketë mbajtur shiritin e kapitenit vetëm për takimin e sotëm, por mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, dalëngadalë po kthehet në një lider edhe te skuadra e Hamburg në Bundesliga. 31-vjeçari shqiptar ishte kapiten në takimin miqësor që skuadra e tij zhvilloi ndaj turqve të Antalyaspor, ku aktivizohet dhe “ylli” kamerunas Samuel Etto (në foto).

Kjo ishte hera e parë e Mavrajt si kapiten i kësaj skuadre, gjithsesi, ai nuk solli fat, pasi Hamburg e humbi takimin miqësor me rezultatin 2-0. Golat për skuadrën turke i shënuan Maikon në minutën e 40-të dhe Samuel Etto në minutën e 61-të me 11-metërsh. Mbetet për t’u parë në javën e parë të kampionatit nëse Mavraj do të mbajë shiritin, kur Hamburg pret në shtëpi Augsburg. /Konica.al

Comments