Pritje,ankth,torturë dhe presion psikologjik,kjo e karakterizon situatën në hyrje të Maqedonisë, që ndan kufirin me Serbinë .Por duket se shënjestra janë mërgimtarët shqiptarë që vijnë për të festuar në vendlindje Kurban Bajramin.Mërgimtarët thonë për Faktiditor se këto janë të panevojshme dhe kjo shpërfillje e tyre nga ana e autoriteteve përgjegjëse në kufi i bën të ndjehen sa të torturuar po aq edhe krijon një nervozë tek ta shkaku i trajtimit të tyre.Pritjet me orë në kufi janë një histori tjetër duke kërkuar shpjegim se përse ndodhë kjo në një moment ku fluksi i mërgimtarëve nuk është si pak kohë më parë kur ktheheshin gjithë me familjet e tyre për pushime në vendlindje.Mërgimtarët kërkojnë nga autoritetet e larta të shtetit të marrin masa kundër atyre që nuk i trajtojnë mirë mërgimtarët, qe abuzojne me funksionin e tyre ne vendkalimet, sepse janë mërgimtarët ata që janë fuqia kryesore e ekonomisë së Maqedonisë duke sjellë cdo vit miliarda euro në vend./Faktiditor.ch/.