“Merkel duhet të largohet”. Nesër protestë masive në Gjermani kundër mbështetjes së refugjatëve


Shoqëria civile në Gjermani po planifikon një protestë të madhe nesër në Berlin kundër Kancelares Angela Merkel, për qasjen e saj karshi refugjatëve dhe pranimin e një pjese të madhe të tyre në Gjermani.
Mijëra vetë pritet që të mblidhen në shesh në një protestë anti-emigracion, ndërkohë që policia ka marrë masat për të garantuar rendin në një protestë të tillë.
Protesta u nxit nga refuzimi dhe vendosmëria e saj për të mos dëbuar emigrantët dhe për të vazhduar politikat pro tyre, edhe pse sulmeve vdekjeprurëse që ndodhën këtë javë në Gjermani nga refugjatë, shkruan SYRI.net.
Organizatorët kanë krijuar edhe një pankartë të madhe me fytyrën e Kancelares, në të cilën shkruhet “Merkel duhet të largohet”, duke kërkuar kështu dorëheqjen e saj nga drejtimi i Qeverisë.
Në këtë tubim do të ketë edhe politikanë të krahut të djathtë dhe grupe që janë kundër politikave në mbështetje të refugjatëve. Organizatorët gjithashtu kanë bërë thirrje për një protestë të qetë dhe të rregullt./SYRI.net/