Merkel: Evropa duhet të mbetet e hapur

337

Merkel: Evropa duhet të mbetet e hapur

Evropa duhet të mbetet e hapur dhe duhet të kundërshtojë izolacionizmin, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel duke folur në Bundestag, në prag të fillimit të samitit të pranverës të Bashkimit Evropian.

”Evropa duhet që në një mënyrë të vendosur të kundërshtojë praktikat jo të ndershme proteksioniste”, theksoi ajo.

”Pavarësisht vështirësive të pamata nga kriza, perspektivat e rritjes ekonomike janë përmirësuar dhe ndoshta edhe më mirë nga sa e prisnim”, tha Merkel.

“Edhe pse në disa pjesë të globit metodat proteksioniste përparojnë, Evropa nuk duhet të tërhiqet apo të izolohet. Evropa duhet të ruajë hapjen e saj ndaj botës”, shtoi kancelarja

Comments