Merkel konfirmohet në krye të CDU, sërish kandidate për Kancelare
Kancelarja Angela Merkel u rizgjodh si drejtuese e CDU në konferencën e partisë këtë të martë. Kjo do të thotë se ajo do të jetë kandidatja për kancelare e kësaj partie për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Merkel ka marrë 89.5 për qind të votave nga rreth 1,000 delegatë të cilët ishin të pranishëm në konferencë në Essen të Gjermanisë, sipas mediave gjermane.
Rivotimi i garanton Merkel edhe dy vite në krye të partisë.
Gjatë kongresit të përvitshëm të CDU-së, Merkel shprehu mbështetjen për një propozim, të nënvizuar në gusht nga ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere, për të nxjerrë si të paligjshme “burkën” apo çdolloj veshjeje që mbulon thuajse tërësisht fytyrën, veçanërisht nëpër institucionet publike.