Merkel: Sot është një ditë e vështirë



12:04, 20 Dhjetor 2016
Kancelarja gjermane, Angela Merkelm, ka folur në një konferencë për media lidhur me sulmin e mbrëmshëm në Berlin, ku si pasojë vdiqën 12 persona e dhjetëra të tjerë u lënduan, transmeton Klan Kosova.
“Sot është një ditë shumë e vështirë. Sikur miliona njerëz në Gjermani, jam e tmerruar, e shokuar dhe e pikëlluar thellësisht për atë që ndodhi mbrëmë në Berlin Breitscheidplatz”.
“12 persona kanë qenë të gjallë dje, ata po i prisnin Krishtlindjen, kishin plane për periudhën e festave, por tani më nuk janë pjesë e jona. Një akt mizor dhe në fund të fundit i pakutueshëm ky që mori jetët e tyre”.