Merr flakë një kafiteri në Kumanovë (FOTO)

341

Kumanovë- zjarr

 

Zjarrfikësit nga Kumanova në ora dy e mëngjesit kanë intervenuar në një kafiteri në rrugën “Brigada e tretë maqedonase”, transmeton Portalb.

Siç njofton shefi i Njësisë kundër zjarrit, Dejan Ilievski, për zjarrin janë njoftuar në ora 1:52 pas mesnate, ndërkaq ekipi ka arritur që deri më ora 3.25 ta lokalizojë të njëjtin.

Zjarri ka shkaktuar dëm të madh material. Përveç inventarit, nga zjarri dëm kanë pësuar edhe banesat mbi kafiterinë.

Ekip i SPB- Kumanovë ka bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes

Comments