Merr fund problemi me transportin e nxënësve
Merr fund problemi me transportin e nxënësve në shkollat e mesme të Tetovëstransmeton Tv Koha. Në një njoftiom të lëshuar në emër të shkollave të mesme njoftohet se prej nesër , pra ditëne hënë do të ketë transport të organizuar. “Informojmë nxënësit, prindërit, si dhe opinionin e gjërë se nga dita e hënë (26.09.2016), transporti i nxënësve të shkollave të mesme të komunës së Tetovës do të kryhet në mënyrë të rregullt dhe pa pengesa në të gjitha drejtimet”, thuhet në njoftimin e shkurtër të lëshuar në emër të shkollave të e mesme të Tetovës.Ndryshe,që nga 1 shtatori nxënësit e shkollave të mesme të Tetovës që udhëtojnë nga jashtë vetë e paguajnë transportin për shkak të mosmarrëveshjeve të komunës dhe autotransortuesve.