MESAZH URIMI

311

Në 24 vjetorin e hapjes solemne të Universitetit të Tetovës

(17.XII.1994 – 17.XII.2018)

Urime studentë, profesorë dhe bashkëpunëtorë, familje të dëshmorëve të rënë për kauzën e Universitetit dhe të arsimit të lartë në gjuhën amtare, qytetarë patriotë që i lëshuat shtëpitë tuaja për mësonjëtoret e para, ju që ndatë nga kafshata e gojës për ngritjen e këtij Universiteti, veprimtarë që sakrifikuat gjithçka nga dija dhe pasuria e juaj, dashamirë të shkollës shqipe dhe arsimit të lartë në gjuhën amtare: Urime!
Përjetë e paçim Universitetin e Tetovës, për fimijtë tanë dhe brezat e ardhshëm!

Qoftë e bekuar gjuha shqipe!
Qoftë e bekuar shkolla shqipe!

Tetovë, 16 dhjetor 2018

Akademik Abdulla Mehmeti, ideator dhe organizator i Kuvendit themelues të Universitetit të Tetovës

Comments