Mesfushori i Kombëtares fiton Kupën e Belgjikës, feston me flamurin kuqezi

614
fresco

Në finalen e Kupës së Belgjikës për të rinj, skuadra e St.Liege ka fituar me rezultatin minimal 0-1 ndaj Genk.

Goli i vetëm erdhi në kohën shtesë, pas dy pjesëve të mbyllura në barazim pa gola.

Pjesë e ekipit të St.Liege është dhe 19-vjeçari Lindon Selahi. Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë U-17 ka festuar në mënyrën më të çmendur të mundshme.

Gjatë parakalimit të tij në stadium, Selahi ka valëvitur flamurin kuqezi përpara të gjithëve që e ndiqnin.

Comments