Mësohet Emri I Kundërshtarit Të Shkëndijës Në Raundin E Dytë Kualifikues!

328

Shkëndija ka mësuar emrin e kundërshtarit në raundin e dytë të garave në Ligën e Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”. Do të jetë skuadra moldave e Sherif Tiraspol, skuadra me të cilën Shkëndija do të diskutojë për një vend në raundin e tretë, kjo pasi sonte skuadra e njohur nga Moldavia eliminoi skuadrën gjeorgjiane të Torpedo Kutaishi.

Pas disfatës 2:1 në ndeshjen e parë në transfertë, sonte Sherif Tiraspol shënoi fitore 3:0, dhe me rezultatin  e përgjithshëm 4:2 me plotë meritë u kualifikua për  në fazën tjetër.

Ndeshjen e parë kundër Sherif Tiraspol, skuadra e Shkëndijës do ta zhvillojë si vendas me 24/25 korrik, ndërsa atë kthyese një javë më pas në fushën e kundërshtarit.

Comments