Mësohet identiteti i avokates shtetërore të arrestuar në aksionin e sotëm policor

650

Alsat mëson se Emilija Radojkova është avokatja e shtetit në mesin e të arrestuarve.

Emilija Radojkova para gati 5 muajve ka lënë punën në Avokaturën Shtetërore dhe Kuvendi e ka emëruar në Komisionin për shqyrtimin e ankesave të shkallës së dytë. Ajo mësohet të jetë gruaja e gjykatësit në Apel, Gjoko Radojkov i cili paraprakisht ka qenë ushtrues detyre i kryetarit në Gjykatën Themelore Shkupi 2.

Emilija Radojkova dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës kur ka qenë avokate shteti./Alsat

Comments