Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar përmes një emaili se kreu i saj, Ramush Haradinaj, do të votojë nesër në ora 10:00.
Vendvotimi ku do të votojë Haradinaj, është shkolla “Ali Sokoli”.
“Të nderuara media, ju njoftojmë se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj voton nesër nga ora 10:00 në Shkollën e Mjekësisë ‘Ali Sokoli’ në Prishtinë”, ka njoftuar AAK-ja.
Rikujtojmë se zgjedhjet e parakohshme erdhën si rezultat i dorëheqjes së Haradinajt, pasi u ftua në Hagë si i dyshuar.