Messi dhe asnjë tjetër, shkatërron ” vëllaun” e vogël Espanyol

Eshtë Messi, është edhe Barcelona dhe kur i shton edhe imagjinatën e Iniestës dhe njeriun gol Luis Suarez, nuk ka se si mund të shkojë më perfekt transmeton Faktiditor.ch.Të paktën në Barcelonë u pa edhe njëherë se kush eshte ” vëllau” i madh ndërsa Espanyol vetëm mund të shënonte një gol nderi dhe të mbaronte një natë të gjatë presioni me një Messi të dalë nga vetvetja për të konfirmuar se është ai dhe vetëm ai në futboll.Tjetër nuk bën dot magjinë e tij.Në pak hapësira ai bëri të vuajnë jo njëherë mbrojtjen e skuadrës mysafire po nga Barcelona.Ata nuk kishin ide si ndalet dhe këto sekuenca do mbeten gjatë në memoriet e tifozëve por edhe të gjithë atyre anëmbanë planetit që e panë këtë show të Messit por edhe të tjerëve.Barcelona ngushton kështu diferencën me Realin në tre pikë derisa klubi nga Madridi ka edhe një ndeshje të rëndë për të luajtur me Valencian pas angazhimeve me klubin mbretërorë në kampionatin për klube duke rrëmbyer këtë trofe./Faktiditor.ch/.
