Messi dhe Ronaldo ikën, po sivjet kush e fiton Topin e Artë?

273

Kur Kupa e Botës ka hyrë në një fazë mjaft të nxehtë për sa i përket skuadrës që do të arrijë ta fitojë atë, edhe futbollistët kanë nisur të mendojnë për trofetë individualë.

Një ndër trofetë më prestigjozë në Botë, padyshim që është “Topi i Artë”, çmim ky që jepet nga “France Magazine”. Këtë vit, ka një rivalitet mjaft të madh për sa i përket këtij trofeu individual, duke qenë se shumë futbollistë, në një anë apo në një tjetër, janë protagonistë absolut në skuadrat e tyre.

Në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, marrin pjesë 4 skuadra nga Europa, ku Franca, Belgjika, Anglia dhe Kroacia do të synojnë të ngrejnë në qiell trofeun më prestigjoz në botë.

Nga ana tjetër, Hazard, Modric, De Bryn, Grizman, Mbape, Kejn, Lukaku do të provojnë të bëjnë më të mirën në këto ndeshje të mbetura, në mënyrë që të jenë kandidatë për “Topin e Artë”.

Listës së këtyre gjysmëfinalistëveiu shtohen edhe lojtarët të cilët kanë shkëlqyer gjatë sezonit, duke qenë se eliminimi i Ronaldos dhe Mesit, nuk e zbehin atë çka këta dy futbollistë kanë dhënë gjatë sezonit në kampionat e Europë, përfshirë këtu edhe yllin egjiptian të Liverpulit, Muhamed Salah.

Në fund, do ta fitojë vetëm një futbollist “Topin e Artë”, por ndryshe nga herët e tjera, ai lojtar me siguri do ta marrë me meritë të plotë.

Comments