Messi frikëson Barcelonën, ky është klubi ku dëshiron të transferohet (FOTO)



Lionel Messi është i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën.
Por, me një kusht.
Sulmuesi argjentinas ka kontratë me gjigantin katalan deri në vitin 2018, por drejtuesit e klubit nga “Camp Nou” kanë filluar kontaktet e para për vazhdimin e marrëveshjes.
Kurse, Messi është i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën, por me një kusht.
Ai dëshiron që në marrëveshjen e re të ketë të përfshirë një dëmshpërblim që do t’i mundësojë të transferohej tek ish skuadra e tij, Newell’s Old Boys, në të ardhmen, ka bërë të ditur e përditshmja sportive spanjolle “Diario Gol”, përcjell “Lajmi.net”.
Messi vazhdimisht ka shprehur gatishmërinë të mbetet në Barcelonë deri në fund të karrierës së tij si futbollist.
Por, ai po ashtu ka konfirmuar se do të dëshironte që një ditë të rikthehej tek ish klubi i tij në Argjentinë.