Barcelona e nis me një fitore të pastër por pa goleadë mbrojtjen e titullit në La Liga. Përpara publikut të saj në Camp Nou skuadra e Ernesto Valverdes mposhti 3-0 Deportivo Alaves falë golave të Lionel Messit dhe Coutinhos. Në pjesën e parë Barça u ndal te traversa por në fraksionin e dytë Messi gjeti golin me një goditje standart të ekzekutuar në mënyrë perfekte me topin që kaloi poshtë këmbëve të mbrojtësve kundërshtarë. Pak minuta para fundit Coutinho realizoi edhe golin e dytë ndërsa në sekondat e fundit të shtesës prej 2 minuta Messi realizoi edhe të tretin për blaugranat dhe golin e dytë personal,me Barçën që mori tre pikët e para dhe e nisi me këmbën e parë sezonin.
RECORD | Lionel Messi has scored Barça's 6,000th goal. He had also scored number 5000 for Barcelona.pic.twitter.com/EVIeIqX9rI
— Barca Universal (@BarcaUniversal) August 18, 2018