
Lionel Messi është shfaqur më në fund pas eliminimit të Argjentinës nga Kupa e Botës.
Ylli i blaugranave është parë në aeroportin “El Piat” i shoqëruar nga bashkëshortja dhe tre fëmijët e tij.
Flitet se “pleshti” ishte duke shijuar disa pushime në Karaibe pas largimit nga Rusia.
Ekipi i Barcelonës do të mblidhet në datën 24 korrik për të shkuar në SHBA, ku do të kryejë fazën parapërgatitore të sezonit.
Thuhet gjithashtu se “Pleshti” me lejen e ekipit mund të vazhdojë pushimet bashkë më familjen e Suarez dhe Fabregas ashtu si vitin e kaluar.