Messi thyen rekordin e legjendës Alfredo di Stefano 

208

 

Untitled-2

‘Ylli’ i Barcelonës, Lionel Messi ka arritur të thyejë një rekord historik pasi ka shënuar plot 515 gola në ndeshje zyrtare.

Argjentinasi e ka lënë prapa legjendën e Real Madridit,  Alfredo di Stefano, i cili kishte shënuar 514 gola në ndeshjet zyrtare, shkruan ‘Mundo Deportivo’

Tripleta e shënuar përballë Celcitut bëri që argjentinasi të kapë një shifër rekord golash në ndeshje zyrtare.

Barcelona fitoi me rezultatin ‘tenistik’ 7-0 përballë Celcit të vlefshëm për fazën e grupeve të Champions Leagues./ Syri.net

 

Comments