Messi u kthehet stërvitjeve

306

Moebel THEMA

Pas pushimit tre javor nga shkaku i një dëmtimi, ylli i futbollit botëror Lionel Messi sot sërish ka filluar të stërvitet me bashkëlojtarët e Barcelonës.

Ylli argjentinas u lëndua në derbin e ligës Primera të zhvilluar kundër Atletico Madridit më 21 shtator për çka nuk ishte në gjendje të paraqitet në ndeshjet e kombëtares së Argjentinës.

Përveç tij, në stërvitje është rikthyer edhe mbrojtësi francez Samuel Umtiti, që bënë Barcelonën më të fortë në fazën e ardhshme të sezonit.

”Lionel Messi dhe Samuel Umtiti kanë filluar të stërvisin edhe pse akoma nuk janë rikuperuar në tërësi nga dëmtimet”, thuhet në njoftimin e FC Barcelona.

Comments