Meta akuza për Bashën: Më kërkoi të anuloja zgjedhjet

195

Presidenti Meta iu përgjigj akuzave të Lulzim Bashës për “trekëndëshin e Bermudave”, një akuzë të cilën kreu i PD-së ia drejtoi Berishës, Ramës dhe Metës.

Presidenti tregoi se në qershor të vitit 2019, Lulzim Basha kishte njoftuar një protestë finale në datën 8 qershor, por duke qenë se nuk i kontrollonte më dot demokratët, i ishte lutur Metës me lot në sy të shpallte anulimin e zgjedhjeve.

Moebel THEMA

Në 2 qershor 2019 mbajti protestën e 7 të saj dhe paralajmëroi një protestë finale në datën 8. Gjuha e urrejtjes tregoi se Shqipëria rrezikonte paqen sociale dhe cënimin e stabilitetit.

Para mitingut të datës 8 Qershor, Lulzim Basha m’u lut me lot në sy që të anullonte protestën që kishte njoftuar vetë, sepse nuk e kontrollonte dot më popullin opozitar dhe për këtë do të ishte përgjegjës” tha Meta duke treguar se takimin me Bashën e kishte pasur në Gjermani dhe ku kreu i PD-së i “ishte ulur në gjunjë”. Pas këtij takimi, Meta njoftoi dekretin e zgjedhjeve të 13 tetorit, që u shpërfill nga socialistët, por i dha mundësi Bashës të qetësonte demokratët dhe të shmangte përplasjet.

Meta tha se pas këtij dekreti, Basha nuk shkoi të regjistrohej për zgjedhjet e 13 Tetorit, megjithëse kishte rënë dakort që zgjedhjet të zhvilloheshin në këtë datë.

Comments