Meta kundër ligjit të plehrave: Të vijnë ekspertët e BE për ta riparë


Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ka dalë kundër ligjit të mbetjeve, duke e konsideruar debatin e krijuar si “të kuptueshëm dhe pozitiv” dhe në këtë këndvështrim, ka deklaruar se “përderisa e kemi pranuar BE-në, nuk kemi asnjë arsye pse të mos pranojmë një ekspertizë të huaj të BE në këtë drejtim”.