Meta: LSI është një lokomotivë integruese për të gjithë vendin

174
rg9c1614_1486122152-624674

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta mori pjesë në një takim me strukturat e njësive administrative Farkë, Baldushk, Petrelë, Bërzhitë dhe Krrabë.

Gjatë fjalës së tij Meta tha se LSI është një lokomotivë integruese për të gjithë vendin.

“LSI është një lokomotivë integruese për të gjithë vendin tonë.

Përmes nxitjes së reformave që e çojnë vendin në mënyrë të sigurt drejt anëtarësimit në BE.

Shqipëria ka nevojë për qetësi, normalitet, arsye, debat, por jo për sherr e konflikt pafund.

Njerëzit e shohin LSI-në si një forcë të madhe të stabilitetit, normalitetit të vendit dhe funksionimit të institucioneve”, u shpreh Meta.

Gjate aktiviteti u shpërndanë 700 karta te reja anetaresie.

Comments