Meta mbështet Kosovën në Sarajevë, kryeministrja serbe reagon ashpër

730

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ditën e sotme ndodhet në Sarajevë ku po merr pjesë në Samitin e SEECP.

Gjatë fjalës së tij, ai ka shprehur keqardhje për mungesën e përfaqësuesve nga Kosova në këtë samit duke theksuar se tashmë Kosova është një shtet si gjithë të tjerët.

Meta tha se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe duhet të trajtohet me respekt, por kjo ishte indicia që nxiti reagimin aspak dashamirës të kryeministres serbe, Anna Brnabic.

Brnabiç, e mori fjalën menjëherë për t’iu kundërpërgjigjur Presidentit Meta duke thënë: “Në këtë tryezë ka disa vende që nuk e njohin Kosovën, – tha ajo, – dhe unë sugjeroj që të mos ketë përplasje për këtë çështje mes shteteve të tjera. Më vjen keq që përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të Prishtinë nuk janë këtu. Kjo tregon se çfarë bashkëpunimi dëshiron Prishtina”, ka përfunduar fjalën e saj kryeministria serbe.

Comments