Meta: Nuk ka asnjë pakt pë zgjedhjet e reja, çështjet e tjera i takojnë Ramës

261

Moebel THEMA

meta

 

 

 

 

 

 

 

 

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka folur në një intervistë për televizionin publik për mundësinë e ndryshimeve të reja në qeveri si dhe për të ardhmen e koalicionit PS-LSI.

Lidhur me mundësinë e ndryshimeve të reja në kabinetin qeveritar pas dorëheqjes së Edmond Haxhinasto, Meta tha se kjo i takon Ramës që të vendosë  raporton panaroma.com.

“Ne jemi konsultuar me këtë çështje paraprakisht para se Haxhinasto të paraqiste dorëheqjen e tij. Ndërsa për çështjet e tjera i takon Kryeministrit”, tha ai.

Pyetjes nëse LSI e ka të qartë pozicionimin para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të qershorit 2017, Meta u përgjigj duke thënë se LSI do të vijoi t’u qëndrojë marrëveshjeve duke nënkuptuar se deri tani nuk ka asnjë pakt për zgjedhjet e reja.

Pyetjes nëse a do të ketë “surpriza” para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, Kryetari i Kuvendit u përgjigj se shpreson që e vetmja surprizë të jetë hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Në përgjithësi mendoj se është një bashkëpunim që ka funksionuar, janë miratuar disa nga reformat më të rëndësishme… sigurisht që pritet rezultate edhe më konkrete, ky është preokupimi ynë kryesor”, u shpreh Meta.

Comments