Meteorologët: Do ketë shi si me 6 gusht

95

Moebel THEMA

Meteorologët: Do ketë shi si me 6 gusht

Një mot i tillë pritet të mbretëroj në Maqedoni. Shi, vetëtima dhe bubullima, sinoptikët thonë se do të ketë shumë, por nuk tregojnë saktë se ku pritet të mbretëroj një mot i tillë. Alarmin e ka dhënë sot Enti Hidrometeorologjik, kurse një sinoptike parashikon mot të ngjashëm të lig, sikur ai i 6 gushtit që vërshoi Shkupin dhe rrethinën.

“Se a do të ketë reshje shiu në Shkup apo në ndonjë vend tjetër, kjo gjë vështirë mund të dihet me saktësi, megjithatë është e mundshme të ketë shira të rrëmbyeshëm të ngjashme si ato që përjetuam. Pra, sipas prognozës, priten të ndodhin shira të rrëmbyeshëm”, tha Dushanka Tanushevska, sinoptike.

Për dallim prej institutit që nuk jep kohë se kur pritet të ndodh ky shi, një parashikues thotë se moti i lig pritet të godet Maqedoninë të hënën. Paralajmërimin e ka dhënë përmes rrjetit sociale, Slavço Popovski, njeriu që i parashikoi vërshimet e 6 gushit para Institutit Hidrometeorologjik.

“Të nderuar me qëllim që të njoftohen sa më shumë njerëz ju lutemi që të ndani këtë informacion. Një paralajmërim se nesër pasdite në shumë vende do të ketë shi të rrëmbyeshëm frymë të fortë bubullima dhe mundësi për breshër. Në rast të paraqitjes së bubullimave në asnjë raste të mos të qëndrohet në vendet e hapura dhe nën hijen e drunjtëve”.

Instituti Hidrometeorologjik ishte kritikuar ashpër nga shoqëria civile, pse nuk dha alarmin e duhur dhe me kohë për stuhinë e 6 gushtit. Komiteti i Helsinkit madje kishte thënë se me gjasë do të kishte më pak viktima.

“Drejtoria për punë hidrometeorologjike nuk e dha paralajmërimin e duhur për atë se mund të ketë mot të keq edhe pse ju e dini doli si fakt se ata kishin të dhëna se mund të ketë stuhi dhe mot të ligë, ndërsa njerëzit nuk u paralajmëruan seriozisht ose fare nuk u paralajmëruan për këtë gjë”, thotë Uranija Piroska nga Komiteti i Helsinkit.

Megjithatë sipas Entit Hidrometeorologjik, rajoni perëndimor pritet të ketë mot të lig, kryesisht rajonet malore atje. Sipas parashikuesve të motit, mund të ndodh që vendin ta godet një stuhi e ashpër, që më shumë i ngjan një cikloni, meqë priten erëra të forta dhe vetëtima.

 

 

Comments