Mexhiti: Përgjegjësi per milionat e oligarkëve PO! Pasuri e paligjshme e fituar ne kurriz të shqiptareve. Gjuha shqipe nuk KONTESTOHET!

101

Zëvendëskryeministri i parë, Izet MExhiti tha se gjuha shqipe nuk është cenuar por pasuria e paligjshme e klikës korruptive të BDI-së e fituar në kurriz të shqiptarëve, përcjell TV21. Mexhitit tha se është djegur loja dhe qytetarëve u tha të rrinë rehat.

“U djeg loja!

Gjuha shqipe nuk është e cënuar, pasuria e paligjshme e klikës korruptive të BDI-së e fituar në kurriz të shqiptarëve PO!

Gjuha shqipe nuk do të kontestohet, milionat e oligarkëve të BDI-së PO!

Gjuha shqipe është e mbrojtur, paratë e kumarit dhe bixhozit të klikës së korruptuar të BDI-së JO!

Për të gjithë ata që këtyre ditëve kanë ulëritur si të tërbuar për të frikësuar shqiptarët dhe për të kërcënuar me destabilizim kam një përgjigje: LOJA U DJEG.

Rrini rahat”, tha Mexhiti!

Comments