Mexhitlia, fshati shqiptar në Manastir me shkollë e xhami të rrënuar

187

Ndonëse historikisht të gjendur nën presionin e të gjitha pushteteve, fshatat e Manastirit vazhdojnë të frymojnë shqip, njofton agjencia e lajmeve INA.

I tillë është fshati Mexhitli, 14 km nga Manastiri në kudi me shtetin fqinj Greqinë.

Sipas regjistrimit të vitit 2002 ku fshat ka 150 banorë me rreth 35 shtëpi, mirëpo të lënë pas dorë nga shteti shumica prej tyre punojnë në SHBA e Austrinë e largët.

15 vjecarja nga fshati Mexhitli, Ibadete Mustafa rrëfen për jetën në këtë fshat të boshatisur dhe të harruar shqiptar.

Ajo thotë për agjencinë e lajmeve INA, se në fshatë kanë mbetur shumë pak njerëz dhe se jeta është mjaftë e vështirë.

“Fshati jonë është i vogël. S’ka shumë banorë për faktin se në mungesë të përspektivës shumica ka ikur në gurbet. Ka vite që në këtë vedbanim nuk ka pasur ndonjë investim apo përkujdesje institucionale. Xhaminë e kemi të rrënuar ndërsa shkolla vijon mësimet deri në klasën e pestë”, thekson ajo.

Përpos Xhamisë së rrënuar e tillë është edhe shkolla, me dyer e dritare të prishura, mure të çara, pa banka, pa karrige dhe pa ujë.

Problem tjetër për nxënësit e shkollave të këtyre trevave është se nuk sigurohen arsimtarë shqiptarë, pasi që shumë lëndë i ndjekin në gjuhën maqedonase.

Dora e politikës shqiptare nuk duket asnjëher këtej, ndonëse shqiptarët disa herë kanë udhëhequr ministrinë e Arsimit, për vite të tëra apo decenie nuk është bërë anjë investim këtej. (INA)

Comments