Michelle Obama i shkruan një letër falënderuese këngëtares shqiptare [Foto]

338

Michelle Obama ka falënderuar këngëtaren Bebe Rexha për mbështetjen e saj në fushatën për regjistrim në kolegje.

Derisa ishte Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama ka filluar kampanjën ‘Reach Higher’, kampanjë kjo që mundëson dhe inkurajon të rinjtë të vazhdojnë edukimin dhe shkollimin sa më të lartë.

E këtë herë në bazë të kësaj fushate, edhe këtë vit kanë bërë ditën për regjistrime në kolegje për vitin 2019, “2019 College Signing Day”, ku i është bashkuar edhe Bebe Rexha, shkruan Gazeta Express.

Me këtë rast Michelle personalisht i ka shkruar një letër felënderuese këngëtares me prejardhje shqiptare, ndërsa Bebe e ka ndarë me fansat në profilet e saj në rrjetet sociale.

Michelle Obama e ka përshkruar shumë mirë në librin e saj për jetën e saj, i cili po thyen rekorde të lexueshmërisë, ‘Becoming’, se sa i rëndësishëm është për të shkollimi dhe ofrimi i mundësisë që edhe të rinjtë amerikanë të ndjekin nivelet sa më të larta akademike./Gazeta Express/

Comments