Michelle Obama sulmon Donald Trump: Amerika tani është vend i pashpresë

162
fresco

Michelle Obama sulmon Donald Trump: Amerika tani është vend i pashpresë

midle

Zonja e Parë e SHBA-së Michelle Obama ka bërë një dallim mes bashkëshortit të saj Barack Obama dhe Presidentit të zgjedhur Donald Trump.

“Amerika tani është një vend i pashpresë”, ka thënë Michelle duke iu referuar fitores së Trump.

Në një intervistë, ndoshta të fundit në këtë fundvit, Michelle Obama nuk i ka kursyer kritikat ndaj Presidentit të ri duke thënë se “amerikanë do t’u mungojë të kenë një njeri të rritur në Shtëpinë e Bardhë”, duke e quajtur të papërgjegjshëm Donald Trumpin.

Sa i përket bashkëshortit të saj, Michelle u shpreh se Barack Obama ka punuar fort për kombin dhe u ka dhënë qyterarëve shpresë në kohë krize.

Më 20 Janar, Barack Obama do të largohet nga Shtëpia e Bardhë dhe vendin e tij do ta marrë zyrtarisht Presidenti i zgjedhur, republikani Donald Trump. /SYRI.net/

Comments