Mickoski: 100 ditëshi i parë nuk ishte i lehtë, por ky është vetëm fillimi
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski në 100 ditëshin e parë të qeverisë së tij tha se këto 100 ditë nuk ishin të lehta por sipas tij ky ishte vetëm fillimi.
Mickoski madje u shpreh i vetëdijshëm se pritjet e qytetarëve janë të mëdha dhe se qytetarët me plotë të drejtë presin rezultate të shpejta, shkruan Alsat.
“Këto 100 ditë nuk ishin aspak të lehta, por ishte vetëm fillimi. Punojmë në kthimin e borxheve…Përgatisim dhe ekipojmë institucione që janë të rëndësishme për ekonominë tonë dhe të cilat do të hapin shumë vende të reja të punës. Nuk i kemi harruar as bujqit, as mësimdhënësit e as mjekët. Siguruam libra… për pasaporta nuk ka më radhë, paguam pensione dhe rroga… Me mbështetjen e Komunave po tentojmë që ta zhvillojmë shtetin… Pritjet janë të mëdha, qytetarët presin rezultate të shpejta”, tha Mickoski. /Alsat.mk