Mickoski: Fushata do të adaptohet sipas kushteve, nuk folëm për shtyrjen e zgjedhjeve

433
fresco

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski pas përfundimit të takimit tha se fushata do të adaptohet në përputhshmëri me kushtet e krijuara dhe se për momentin nuk ka paralajmërime për anulimin e zgjedhjeve.

Ai tha se takimi ka qenë i karakterit informativ dhe nëse ka nevojë takime të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
“Për ne është e rëndësishme përballja edhe me pasojat ekonomike të koronavirusit. Këto do të jenë të mëdha edhe për ekonominë botërore, Maqedonia nuk mund të jetë imun”, tha Mickoski pas takimit, përcjell SHENJA.

Comments