Mickoski konfirmon takimin me Kasamin

84
fresco

Dje dukeshte situatë e tensionuar mes kryeministrit, Hristijan Mickoskit dhe njërit ndër krerët e VLEN-it, Bilall Kasami, i cili është edhe kandidatë për komunën e Tetovës, por sot, tonet janë ulur ndjeshëm. Ka mjaftuar vetëm një takim mes tyre, që mardhëniet të marrin kthesë tjetër, ndërsa në opinion mbetët e pa qartë se Mickoski ka arritur ta bindë Kasamin se është gabim, apo është një reflektim i vet Kasamit.

Kryeministri Hristijan Mickoski, në një prononcim për media, deklaroi se është takuar me Kasamin për të biseduar lidhur qëndrimet e fundit të Bilall Kasamit për mbështetjen e kandidatëve në raundin e dytë zgjedhor. I pari i qeverisë tha se tani më Kasami, ka filluar të dërgoj mesazhet ashtu siç i ngjasojnë një kryetari të një komunë multietnike, siç është Tetova.

HIRSTIJAN MICKOSKI,KRYEMINISTËR

“Po unë jam takuar me Bilall Kasamin dhe mendoj se ai ka filluar të dërgoj ato porosi të vërteta që duhet t’i ngjasojnë një kryetari të Tetovës multietnike”.

Mickoski theksoi se partia e tij dhe koalicioni janë aktualisht të përqendruar te rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale , ku siç tha, aty ku garojnë me kandidatë të tyre, do ti fitojnë të gjitha komunat, përfshirë këtu edhe Bërvenicën dhe Kërçovën.

HIRSTIJAN MICKOSKI,KRYEMINISTËR

“Tani jemi të fokusuar te rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale. Pres që VMRO-DPMNE dhe koalicioni të fitojnë në të gjitha komunat ku ka kandidatë për kryetar komunash në këtë raund të dytë. Tashmë kemi fituar në këshillat e 58 komunave, 33 kryetarë komunash janë zgjedhur. Mbeten edhe 26, sa ka në rrethin e dytë”.

Kujtojmë se këto deklarata nga Mickoski vijnë, pasi Bilall Kasami në një medium të Shqipërisë, tha se ata do ta mbështesin kandidatin shqiptar në Kërçovë dhe jo atë të VMRO-së. Pas kësaj kryeministri deklaroi ditë më parë se ka pritur respekt nga Kasami dhe koalicionin VLEN për mbështetjen që ua ka dhënë atyre në rrethinë e parë.

Përveç përplasjeve me Kasamin, Mickoski ka kërcënuar me shkarkim nga detyra edhe kandidatin e tjetër të VLEN-it për Komunën e Bërvenicës, Haqim Ramadanin, pasi ky I fundit kërkoi unifikimin e votës shqiptare në këtë komunë.

Samir Mustafa /SHENJA/

Comments