Mickoski: Morëm apo jo datë për negociata me BE-në, duhen zgjedhje të parakohshme

101

Edhe nëse marrim edhe nëse nuk marrim datë për negociata në qershor, nevojitet të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse populli e kërkon këtë nga ne politikanët, tha sot lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Moebel THEMA

Sipas liderit të VMRO-DPMNE-së, marrja ose jo e datës për negociata nuk lidhet me zgjedhjet e parakohshme sepse, siç theksoi, jetojmë në një vend shumë të korruptuar, me ekonomi më të dobët në Ballkan dhe me sistem më të keq shëndetësor.

“Neve na duhet një resetim esencial të sistemit, ndryshim esencial dhe reforma. Në të kundërtën, ne do të vazhdojmë në zhytje dhe do të kemi mossuksese në vend të sukseseve. Shohim të gjithë shkojnë përpara, ne shkojmë mbrapa”, shtoi Mickoski.

Comments