Kryeministri Hristijan Mickoski sot i është përgjigjur komenteve të LSDM-së për rezultatin e zgjedhjeve lokale.
Mickoski tha se opozita duhet të ketë kujdes kur shpreh dëshirë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi ndoshta kjo dëshirë mund t’iu plotësohet.
“Ndërsa opozitës do t’i lëmë kohë që të konsolidohen dhe të mendojnë nëse do të marrin guximin të shkojnë në zgjedhje të parakohshme, të cilat të jem i drejtpërdrejt, unë nuk i dëshiroj dhe mendoj që janë të panevojshme dhe se është koha për rezultate dhe ofensivë të madhe në çdo plan. Por kjo matematika e tyre gazmore dhe kjo këmbëngulje për mençuri dhe krijimin e temave artificiale dhe mashtrimeve, duhet të marrë përgjigje konkrete. Le të kenë kujdes se çfarë flasin dhe çfarë dëshirojnë, sepse mund t’iu realizohen”.
“Zgjedhjet e fundit dërguan mesazh edhe te partneri i tyre i koalicionit BDI. E dëgjova edhe kërkesën e tyre për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ata kanë shpresë në këtë për të parandaluar rënia që e kanë, ndërsa kjo lugajë është më e madhe nga ajo që shkohet nga Strazha në Zajaz”, tha mes tjerash Mickoski./TV21/