Mickoski porosi Zaevit: Ik pas 30 shtatorit!

272

Nëse referendumi nuk do të ketë përkrahjen e qytetarëve më 30 shtator, atëherë kryeministri Zoran Zaev do të jetë tërësisht i delegjitimuar dhe se ai duhet të ikë nga pushteti. Këtë e ka theksuar kreu i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski për televizionin “Alfa” në Shkup.

“Zaev do të jetë kryeministër i delegjitimuar i Maqedonisë me çka do të pasojnë disa procese tjera politike”, nënvizoi Mickoski.

Sipas tij, janë mirë të njohura kriteret e referendumi të suksesshëm, ndërsa as qeveria e LSDM-së nuk beson në suksesin e saj për këtë referendumi është konsultativ. Ai tha se ky është një operacion i shtrenjtë statistikor, që godet xhepat e qytetarëve dhe buxhetin.

Comments