Mickoski: Qytetarët të vendosin vet se si do të votojnë në Referendum (VIDEO)

273

Sonte në një konferencë për shtyp që filloi në ora 23:00 pas mbledhjes së komitetit qendrorë, kreu i VMRO-së Hristijan Mickoski ka bërë të ditur se partia e tij ka marrë vendim në lidhje me procesin e Referendumit, kështu që secili qytetarë të merr vendim për të votuar në bazë të bindjes së tij.

Ai mendon se secili qytetarë e din atë që duhet të bëj duke pasur parasyshë argumentet për marrëveshjen me greqinë, e kështu duhet të dëgjojnë zemrën e tyre, ka thënë kështu Mickoski.

Sipas fjalimit të tij, VMRO mbetet në qëndrimin se marrëveshja me Greqinë është shumë e dëmshme dhe për këtë shkak VMRO nuk do e përkrahë mirëpo do bëj fushatë megjithatë.

Ndërkohë që Mickoski tha se Maqedonia nuk duhet të ndalojë rrugën e saj drejtë NATO-s dhe BE-së por se kjo marrëveshje e fshinë nga harta Maqedoninë.

Comments