Mickoski shpall kandidaturën për postin e kryetarit të OBRM-PDUKM-së
Sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në facebook profilin e tij kumtoi se kandidohet për postin e kryetarit të ri të partisë. Ai paralajmëroi se me zemër të hapur do të pranojë përgjegjësinë për kandidaturë për kryetar të partisë, i cili do të zgjidhet në kongresin e 16-të të kësaj partie që do të organizohet në Vallandovë.
“Kjo për mua është një nga vendimet më serioze në jetë, duke e kuptuar rëndësinë, nderin, por edhe përgjegjësinë për të udhëhequr partinë që është një ndër themelet e këtij shteti”, shkruan Mickoski.